TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ylli shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova mund të ishte shndërruar në heroin e Juventusit, teksa në minutën e 90+6-të kishte shansin e artë për t’i dhënë kualifikimin dramatik bardhezinjve, por nuk finalizoi siç duhet një rast flagrant, teksa topi shkoi jashtë kuadratit.
Pikërisht te ky rast është ndalur edhe legjenda e “Zonjës së Vjetër”, Alesandro Del Piero. Në një prononcim për CBS Sport, ai deklaroi se nëse Zhegrova do e shënonte atë gol çdo gjë do kishte ndryshuar.
Çdo gjë mund të ndodhë dhe sonte ishim shumë afër. Nëse Zhegrova do ta bënte atë gol, oh… do të ishim këtu duke shijuar një natë tjetër dhe do të flisnim për diçka tjetër tani, por ky është futbolli”, tha Del Piero. (VIDEO)