SPORT, 7 Gusht 2022, 15:16

VIDEO/ Debutim ëndrrash, Ramsej gjen rrugën e rrjetës me skuadrën e re pas vetëm… një minute në fushë

VIDEO/ Debutim ëndrrash, Ramsej gjen rrugën e rrjetës me

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e Aron Ramsej te skuadra franceze e Nisës.

Vetëm një minutë në fushën e blertë i mjaftoi mesfushorit uellsian, për t’u shndërruar në protagonist, duke gjetur rrugën e rrjetës, në duelin ndaj Tuluz, të vlefshëm për javën e parë të kampionatit francez.

Ramsej u hodh në fushë në minutën e 77-të duke zënë vendin e Stengs, teksa në minutën e 78-të, pas asistim të Brahimit, përshëndeti rrjetën, duke shpëtuar skuadrën nga humbja.

Vlen të theksohet se vendasit e Tuluz, kishin kaluar në avantazh në minutën e 20-të me Dallinga. Për sa i përket Ramsejt, mesfushori u bashkua me klubin e ri vetëm pak ditë më parë.