SPORT, 13 Prill 2026, 14:02

Vetëm dy klube të Seria A nuk e mbështesin, hidhet kandidatura për presidentin e Federatës

Vetëm dy klube të Seria A nuk e mbështesin, hidhet kandidatura

Klubet e Seria A kanë vendosur që të nominojnë Xhovani Malagon, për postin e presidentit të federatës. Zgjedhjet do të mbahen më 22 qershor.

Vetëm dy klube nga Seria A nuk e mbështetën këtë zgjedhje, pikërisht Lacio dhe Verona. Ata as nuk e kundërshtuan zyrtarisht, megjithëse nuk firmosën.

Seria A ka 18% të votave në asamblenë që do të mbahet. Malago konsiderohet si një nga emra që është i vështirë për t’u rivalizuar.

Malago do të pasonte Gabriele Gravinan. Ky i fundit u largua pas dështimit në rrugën drejt Botërorit. Malago është biznesmen dhe ish-lojtar i futsallës. Po ashtu, 67-vjeçari mbahet mend edhe si ish-president i Komitetit Olimpik të Italisë.