SPORT, 18 Shtator 2022, 22:27

Vetëm 15 vjeç, kush është talenti që vendosi rekord absolut në Premier Ligë

Vetëm 15 vjeç, kush është talenti që vendosi rekord

Vetëm 15 vjeç, Ethan Nuaneri është lojtari më i ri që debuton në Premier League.

Futbollist i Arsenalit, u hodh në fushë në minutën e 91-të për të zëvendësuar Fabio Vieiran në ndeshjen kundër Brentfordit në javën e tetë të elitës së futbollit anglez për t’u bërë lojtari më i ri që ka debutuar në historinë e elitës së futbollit anglez. Nuk munguan elozhet e trajnerit Arteta për talentin 15-vjeçar të Arsenalit.

“E takova djalin. Më pëlqeu shumë ajo që pashë. Edhe stafi i akademisë më dha informacione shumë të mira për të. Ai është stërvitur dy herë me ne. Dje duhej të vinte sepse kishim shumë dëmtime. Pata ndjesinë se po të vinte mundësia, do t’ia jepja. dhe sapo e bëra”, – shpjegoi trajneri i “topçinjve” pas ndeshjes.