TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të bëhet drejtor skuderie në Formula 1 nuk është në ëndrrat e Maks Vershtapenit. Këtë gjë holandezi i Red Bullit e ka shpjeguar së fundmi në një intervistë për “CNN”.
“Kam ndërmend të bëj gjëra të ndryshme në jetën time, por menaxhimi i një ekipi në F1 absolutisht nuk është ndër projektet e mia”, është shprehur dy herë kampioni i botës. Sidoqoftë, kjo nuk e pengon Maks Vershtapenin të imagjinojë skuadrën e tij ideale në Formula 1, të përbërë nga pilotë aktualë dhe një menaxher. A është më mirë të mbështetesh të përvoja apo te vrulli i të rinjve? Dhe kush do të ishte për holandezin menaxheri i duhur i skuadrës? Vershtapen ka ide të qarta për këtë çështje. Fillimisht ai tregon dyshen e pilotëve që do të zgjidhte: “Është shumë e vështirë për mua të zgjedh dy, sepse mendoj se ka shumë pilotë të shkëlqyer. Gjithsesi, ndoshta do të doja një me përvojë: kështu që do të thosha Fernando Alonso. Pastaj do të merrja një koleg të ri për të. Kjo është arsyeja pse unë do të fusja në këtë dyshe, Lando Norrisin”, thotë Vershtapen.
Një dyshe e veçantë, i përbërë nga dy talente që jetojnë në momente të ndryshme: 41-vjeçari spanjoll shpreson të rikthehet në krye të F1, ndërsa britaniku 23-vjeçar po ndjek fitoren e tij të parë në karrierë. Me këtë zgjedhje, Vershtapen snobon kështu dy rivalët e mëdhenj, Luis Hamiltonin e Mercedesit dhe Sharl Lëklerkun e Ferrarit. Për sa i përket menaxherit të ekipit, as këtu Vershtapen nuk ka dyshime, teksa thotë emrin e shefit aktual të Red Bullit: “Mendoj se njeriu i duhur do të ishte Kristian Horner”, përfundon piloti holandez.