SPORT, 21 Maj 2022, 16:41

Vendimmarrje në skuadër dhe pagë faraonike, ja “çmenduritë” e PSG-së për rinovimin e Mbapesë

Vendimmarrje në skuadër dhe pagë faraonike, ja

Kilian Mbape duket të ketë pranuar rinovimin e me skuadrën e PSG-së pas një propozimi “të çmendur” që kampionët e Francës i kanë bërë sulmuesit.

Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme italiane, Mbape do të zyrtarizojë një rinovim 3-vjeçar me parizienët në mbrëmjen e sotme dhe ka njoftuar dhe presidentin e Realit, Florentino Perez për këtë vendim.

Disa nga kushtet e kontratës që ylli francez ka firmosur duken të pabesueshme, për shkak të mënyrës se si roli i tij në skuadër do të ndryshojë pas këtij rinovimi.

Mbape do të ketë mundësinë të zgjedhë trajnerin e skuadrës së bashku me drejtuesit e klubit, ai gjithashtu do të bashkëpunoj137 me drejtorin sportiv lidhur me objektivat e merkatos dhe se cilët duhet të jenë futbollistët që do të afrohen.

Ai gjithashtu do të këtë mundësi të zgjedhë dhe futbollistët që do të qëndrojnë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Të gjitha këto pa harruar një pagë neto prej 100 milionë eurosh në sezon pas taksave që do të paguhen nga klubit.

Një rinovim ky që do të ishte i vështirë për t’u refuzuar nga cilido lojtar tjetër kudo në botë.