TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klaus Gjasula ka nisur një aventurë të re në karrierë në moshën 36-vjeçare. Mesfushori i cili pas Euro 2024 vendosi t’i jepte lamtumirën Kombëtares shqiptare është prezantuar sot te klubi i njohur i Hofenhajm në Gjermani.
“Përvojë për Hofenhajm II! TSG Hofenhajm po e forcon ekipin U23 me nënshkrimin e Klaus Gjasulës. 36-vjeçari do t’i bashkohet klubit në Kraihgau për sezonin 2026/27.
Gjasula më parë kishte ndërprerë me marrëveshje kontratën e tij me klubin e Rot-Veis Esen, rivalin e Hofenhajm II në Ligën e Tretë”, shkruhej në njoftimin e klubit gjerman që zyrtarizonte transferimin e Gjasulës.