SPORT, 10 Dhjetor 2022, 11:21

Van Gaal largohet nga Holanda pas eleminimit nga Botërori

Van Gaal largohet nga Holanda pas eleminimit nga Botërori

Louis van Gaal largohet nga Holanda pas eleminimit nga Botërori. Argjentina ka bërë që trajneri i Holandës të japë dorëheqjen disa orë pas përballjes në Katar, ku skuadra doli me barazim 2-2 nga minutat e rregullta, por u mund me penallti.

Nga 1 janari në krye të Holandës ulet Ronald Koeman.

Van Gaal zbuloi se ishte konsultuar për emërimin e pasardhësit të tij Koeman-it, duke i thënë më parë De Telegraaf: “Një vit më parë, unë isha i vetmi trajner në dispozicion që kishte përvojë, që tani vlen për Koeman. Ai do të ishte një pasardhës i mirë”.

Në prill, Van Gaal zbuloi se vuante nga një formë agresive e kancerit të prostatës, duke pranuar se ia kishte fshehur diagnozën e tij lojtarëve të skuadrës në një përpjekje për të mbajtur fokusin tek Kupa e Botës.