SPORT, 17 Shtator 2022, 23:15

“Uzuni, lojtari i momentit në kampionat”, prestigjiozia “AS” i thur elozhe sulmuesit shqiptar

“Uzuni, lojtari i momentit në kampionat”, prestigjiozia

Myrto Uzuni është njeriu i momentit në La Liga 2, të njëjtin mendim ndan edhe media prestigjioze spanjolle “AS”, në artikullin e botuar ditën e sotme, pas dopietës së shqiptarit në triumfin 2-1 që Granada arriti në kampionat ndaj Mirandes.

Në vlerësimin e bërë, “AS” ka vlerësuar maksimalisht Uzunin, i cili u shfaq në momentin kur skuadra kishte nevojë për të, teksa goli i parë ishte me të vërtet i shkëlqyer. Me 6 gola në 6 ndeshje, Uzuni është i dyti në listën e golashënuesve të La Liga 2 dhe jo më kot vlerësohet si lojtari i momentit.

“Uzuni, lojtari i momentit në kampionat”, prestigjiozia