SPORT, 19 Shkurt 2023, 20:21

“Ushqehuni mirë dhe flini mirë”, Mbape sqarohet: Nuk ishte thumb për Nejmarin

“Ushqehuni mirë dhe flini mirë”, Mbape sqarohet: Nuk ishte

Një deklaratë e lëshuar nga Kilian Mbape menjëherë pas humbjes me Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve, është bërë objekt polemikash në Francë, pasi mendohej se ishte një thumbim direkt për brazilianin Nejmar.

“Të gjithë të ushqehen mirë dhe të flenë mirë”, ishin fjalët që Mbape tha pas sidës duke iu referuar faktit që parisienët duhej të ishin të përgatitur në maksimum për duelin e kthimit ndaj bavarezëve. Fjalë të cilat u shoqëruan një ditë më vonë me pamjet e Nejmar duke luajtur poker apo duke ngrënë në një fast-food, ndaj të gjithë menduan se i drejtoheshin pikërisht atij.

Por pas ndeshjes ndaj Lilës, ku braziliani la fushën e lojës i dëmtuar në kavilje, Mbape sqaroi se nuk kishte qenë një mesazh për të. “Ishin fjalë për të gjithë. Kam parë që njerëzit flasin për Nejmar. Por ku nuk është një thumbim. Në kontekstin aktual, ne kemi nevojë për gjithçka përveç thumbimeve. Është një këshillë për të gjithë, pasi e kam thënë që kur jemi të gjithë, mund t’ia dalim. Unë shpresoj që Nejmar të kthehet shpejt pasi është me të vërtetë një lojtar thelbësor për ne”, tha Mbape pas sfidës.