SPORT, 5 Maj 2024, 17:26

Sulmuesja e Kombëtares shqiptare, Megi Doçi, shpallet kampione në Turqi

Sulmuesja e Kombëtares shqiptare, Megi Doçi, shpallet kampione
Megi Doçi

Megi Doçi e ka mbyllur me shumë sukses aventurën e saj të parë jashtë Shqipërisë. Sulmuesja e Kombëtares shqiptare të futbollit të femrave është shpallur sot kampione e Turqisë.

Doçi iu bashkua Gallatasarajit në janar dhe në këtë gjysmë sezoni, ka qenë titullarë fikse e skuadrës turke e cila marshonte drejt fitores së titullit. Trofeu u sigurua vetëm në javën e fundit me fitoren 2-0 sot ndaj ALG Spor, duke lënë pas Fomget dhe Fenerbahçen me të cilat rivalizoi deri në fund.

Natyrshëm që për skuadrën turke shpërtheu festa e ligjshme për këtë trofe të rëndësishëm, për të cilin Megi Doçi u bë protagoniste me 3 gola të saj në këtë pjesë të dytë të sezonit.