SPORT, 29 Qershor 2026, 14:54

Sulmuesi në dyshim për sfidën ndaj Suedisë, Franca pa një “snajperëve” në ndeshjen vendimtare

Sulmuesi në dyshim për sfidën ndaj Suedisë, Franca pa

Marcus Thuram mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Suedisë, e vlefshme për fazën e 1/16-ve, pasi vazhdon të vuajë nga një problem në pulpën e këmbës. Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi francez rrezikon të humbasë edhe këtë takim, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga shqetësimi fizik që e detyroi të mungonte edhe në sfidën e mëparshme ndaj Norvegjisë.

Futbollisti i Interit ka zhvilluar stërvitje të diferencuar gjatë fundjavës. Edhe pse dëmtimi nuk konsiderohet serioz, stafi mjekësor i kombëtares franceze nuk dëshiron të marrë rreziqe të panevojshme me gjendjen e tij.

Megjithatë, Thuram ka udhëtuar së bashku me skuadrën drejt Nju Jorkut, ku do të zhvillohet ndeshja. Seanca e fundit stërvitore pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse ai do të jetë i gatshëm të përfshihet në listën e të grumbulluarve për sfidën ndaj Suedisë.