SPORT, 8 Janar 2025, 17:00

Sulmuesi i Manchester United një hap larg Milanit, por kuqezinjtë duhet të shesin fillimisht një lojtar

Sulmuesi i Manchester United një hap larg Milanit, por kuqezinjtë

 Sulmuesi anglez i Manchester United, Marcus Rashford, duket gjithnjë e më pranë Milanit, me agjentët e 27-vjeçarit që kanë zbarkuar në Milano për të folur me drejtuesit e klubit. Siç bëjnë me dije mediat italiane, Ibrahimovic është duke përfituar për të afruar anglezin në “San Siro”, me të cilin ka luajtur dikur te Manchester United.

Situata e sulmuesit me këtë të fundit është përkeqësuar javët e fundit, me trajnerin Ruben amorim që e ka lënë jashtë skuadrës.

Gjithsesi, gjërat nuk do të jenë të lehta për Milanin, pasi problem qëndron paga e Rashford. Në Itali raportojnë se bisedimet janë pozitive, por kuqezinjtë duhet të shesin si fillim Noah Okafor, në mënyrë që ta kenë më të lehtë mundësinë për ta paguar anglezin.