SPORT, 6 Janar 2025, 16:43

Sulmuesi i Kombëtares U-21 huazohet nga Slavia e Pragës, klubi çek e ribashkon me ish-trajnerin

Sulmuesi i Kombëtares U-21 huazohet nga Slavia e Pragës, klubi

Elmedin Rama do të jetë pjesë e Pardubice në pjesën e mbetur të sezonit. Slavia e Pragës ka vendosur ta huazojë pasi e kishte pjesë të ekipit B.

Me ekipin B, 19-vjeçari luante në ligën e dytë të futbollit çek. Kështu tashmë do të japë kontributin e tij në elitë. Shtatlarti i Kombëtares U-21 ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Slavia e Pragës siguroi shërbimet e tij nga Trepça.

Pardubice ka si trajner David Strihavkën. Ky i fundit e njeh sulmuesin shqiptar, pasi për disa ndeshje të dy ishin pjesë e ekipit B të Slavias së Pragës.