TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

UEFA është duke përgatitur një turne të ri para fillimit të Champions League që do të shërbente si një fillim i sezonit.
Ai do të nisë që nga viti 2024, kur fillon edhe formati i ri i Ligës së Kampionëve të miratuar muajin e kaluar.
Turneu do të ketë 4 skuadra, duke përfshirë edhe fituesin e Champions, në formatin “Final Four”. Shtetet e Bashkuara duket se është vendi më i përshtatshëm për t’u organizuar.
Superkupa e Evropës nuk do të zhduket, por nuk do të ishte më pjesë fituesi i Champions, por i Europa League dhe Conferencë League.
UEFA kishte një mendje të organizonte një Final Four në Champions, diçka që nuk ka qenë e mundur, ndaj do të provojë turneun veror.
Si do të zgjedhen katër skuadrat që do të luajnë në turneun e ri?
Duket e sigurt se, një prej tyre do të jetë kampioni i Champions League së fundit. Tre të tjeratmund të “tre skuadra shumë të suksesshme”, thekson L’Equipe, ose të parat e klasifikuara në ligën e rregullt në formatin e ri të Champions, sipas AP.
Në këtë mënyrë, UEFA do t’i jepte edhe më shumë velrë luftës për vendet e para në kompeticion.