SPORT, 29 Nëntor 2022, 14:37

UEFA: Finalet e Ligës së Kombeve në vitin 2023 do të zhvillohen në Holandë

UEFA: Finalet e Ligës së Kombeve në vitin 2023 do të

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zyrtarizuar ditën e sotme, se në vitin 2023, Holanda do të presë për herë të parë finalet e Ligës së Kombeve.

Qytetet e Roterdamit dhe Enshede janë zgjedhur nga Federata Holandeze e Futbollit për të pritur ndeshjet, me gjysmëfinalet e planifikuara për tu luajtur më datën 14 dhe 15 qershor 2023.

Ndërsa ndeshja e vendit të tretë e të katërt së bashku me finalen e madhe do të zhvillohet në datën 18 qershor 2023.

Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet në janar 2023 në Nion të Zvicrës, me datën dhe orën e saktë që mbetet ende për tu përcaktuar.

Holandës do t’i bashkohen në finalet e Ligës së Kombeve, Kroacia, Italia dhe Spanja.