TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Strugës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Mesa duket humbja e djeshme në transfertën me Tikves i ka kushtuar pankinën Duros. Aktualisht Struga ndodhet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Shkëndijën dhe Shkupin.
FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.
POSTIMI I PLOTË
Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.