TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka dështuar në misionin e saj në Ligën e Kombeve, teksa është mundur përsëri nga Izraeli me shifrat 2-1.
Por një ngjarje groteske ka ndodhur përpara fillimit të ndeshjes në "Bloomfield Stadion", ku katër "udhëheqësit" e lartë të Federatës tonë të Futbollit, kanë pushtuar fushën duke pozuar për foto.
Konkretisht, në fushë kanë zbritur dhe janë rreshtuar si delegacion "yjesh", Presidenti i Federatës, Armand Duka, sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishi dhe Lutfi Nuri.
Ky lloj pozimi provincial është i pazakontë nga drejtues federatash para një ndeshje ndërkombëtare, por duket se katërshtja e bajraktarëve të futbollit shqiptar, e donin një kujtim nga Tel Avivi.
Ndërkohë, lidhur me rezultatet shumë të dobëta të ekipit shqiptar, duket se askush nuk merr përgjegjësi.