SPORT, 20 Janar 2023, 16:45

U shpall kampione bote në ski/ Kush është Laura Colturi, shqiptarja që fitoi garën në Austri

U shpall kampione bote në ski/ Kush është Laura Colturi,

Përgjatë këtyre ditëve në San’tAnton të Austrisë po zhvillohet eventi për garën e Kupës së Botës në Ski.

Lara Colturi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në këtë garë, ka bërë histori duke fituar medaljen e parë të artë ndonjëherë në Kampionatin Botëror të Skive Alpine për Junior.

Sportistja e lindur në Itali, por që mori pasaportën shqiptare, dominoi super-G-në e ditës së sotme, duke mposhtur të gjithë kundërshtarët e saj.

Lara Colturi ka lindur më 15 Nëntor të vitit 2006, vajza e ish-kampiones olimpike Daniela Ceçarelli dhe trajnerit të skive Alessandro Colturi.

Prindërit e saj u ndanë me Federatën Italiane të Skive për faktin se kjo e fundit nuk i lejoi ata të krijonin një ekip privat trajnimi dhe të planifikonin në mënyrë autonome programin e saj të garave në qarqet ndërkombëtare të garave FIS.

Ndarja u zyrtarizua në maj të vitit 2022, kur vajza zgjodhi të ndërrojë kombësi dhe duke u mbështetur në federatën shqiptare më në fund mund të zgjidhte se ku do të garonte dhe të konkurronte përballë nivelit maksimal të skiatorëve profesionistë. Në të njëjtën kohë, nëna e saj emërohet trajnere e kombëtares shqiptare të skive alpine.