SPORT, 18 Nëntor 2023, 13:43

U shkarkuan nga Milani, Maldini dhe Masara pranë lëvizjes së bujshme te gjigandi i Premier Ligës

U shkarkuan nga Milani, Maldini dhe Masara pranë lëvizjes së

Anglia po tundon Paolo Maldinin. Pas zërave që e dërgonin si drejtues tek Al-Ahli në Emiratet e Bashkuara, ka një tjetër pistë për vazhdimin e karrierës së legjendës kuqezi.

Sipas asaj që raportojnë “Sun” dhe “Telegraph”, ish-lojtari kuqezi do të kishte përfunduar në radarët e Mançester Junajtidit së bashku me Frederik Masaranë, një tjetër njohje e “djallit”.

I rekomanduar nga Aleks Ferguson, pronari i ardhshëm i “ddjajve të kuq”, Sër Xhim Retklif, do të kishte një revolucion në mendje në nivel menaxhimi dhe po mendon t’i besojë rolin e drejtorit sportiv ish-yllit të Milanit.

KONKURRENCA – Pas thashethemeve për një interesim nga Al-Ittihad, ndaj ish-drejtorit teknik të Milanit paraqitet hipoteza e një projekti të ri dhe tërheqës. Sipas mediave britanike, Maldini, në fakt do të ishte një nga profilet që do të shikohej për të planifikuar ristrukturimin e korporatës të dëshiruar nga Retklif.

Një kandidaturë luksoze, e cila kthen sërish në qendër të vëmendjes ish-kapitenin e kuqezinjve pas ndarjes së stuhishme me Xherri Kardinalen në Milano dhe mund të ripropozojë në Angli dyshen me Masaranë si protagonist të rilindjes së kuqezinjve në Serinë A.

Kapërcimi i konkurrencës, megjithatë, nuk do të jetë i lehtë për ish-drejtuesit e Milanit. Me ZhanKlod Blank, një figurë e lartë në “Ineos Sport”, që konkurron për të zëvendësuar Riçard Arnoldin si drejtor ekzekutiv përpara blerjes së ardhshme të 25% të aksioneve të Junajtdit nga ana e Retklfitig.

Ndërkohë, Maldini dhe Masara do të duhet të demonstrojnë se kanë aftësitë dhe idetë më të mira siç bënë në vitet e tyre milanezë. Në detaje, Maldini do të ishte në listën e ngushtë të kandidatëve së bashku me Dugi Fridman të Kristal Palasit Palace, Li Kongerton të Atalantës dhe Andrea Bertan e Atletikos së Madridit.