SPORT, 1 Maj 2024, 16:43

U ndaluan për testet e drogës, dy lojtarët e Real Madrid për pak sa nuk humbën fluturimin për t’u kthyer në Spanjë

U ndaluan për testet e drogës, dy lojtarët e Real Madrid për

Mbrëmjen e djeshme, Bayern Munchen dhe Real Madrid u ndanë në paqe në Allianz Arena pas rezultatit 2:2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Aurenlien Tchouameni dhe Lucas Vasquez pothuajse humbën fluturimin e tyre të kthimit në në Madrid me pjesën tjetër të skuadrës. Shkak për këtë u bënë testet e drogës nga UEFA. Dy lojtarët iu nënshtruan testeve të dopingut larg shokëve të tyre për disa kohë dhe më pas u lejuan të largoheshin.

Skuadra e Real Madrid ishte nisur drejt aeroportit, megjithatë dy lojtarët arritën në limitet e kohës për t’u ribashkuar me grupin dhe për të shmangur fluturimin veçmas drejt Madridit.