SPORT, 1 Dhjetor 2022, 22:17

U kualifikua pas dy triumfeve me përmbysje ndaj Gjermanisë dhe Spanjës, Japonia futet në historinë e Botërorit

U kualifikua pas dy triumfeve me përmbysje ndaj Gjermanisë dhe

Natë magjike më Japoninë! Kombëtarja aziatike, arriti të kualifikohej nga grupet e Kupës së Botës duke lënë pas Gjermaninë dhe Ekuadorin.

Japonia është skuadra e tretë në historinë e Kupës së Botës që fiton dy ndeshje të ndryshme në një edicion të vetëm me përmbysje.

Si ndaj Gjeërmanisë edhe ndaj Spanjës, japonezët ishin në disavantazh në pjesën e parë, teksa në fragmentin e dytë të lojës arritën të triumfonin. Më herët këtë fakt interesant e kishin regjistruar Brazili në 1938 dhe Gjermania në 1970.