TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turi i parë i Kupës së Shqipërisë do të luhet duke filluar nga kjo e diel, me ndeshjet të cilat më pas do të shtrihen edhe të hënën dhe të martën e javës së ardhshme.
FSHF ka detajuar të plotë tashmë kalendarin e turit të parë, me 16 sfidat që do të luhen të ndara në tri ditë të ndryshme.
Të dielën luhet vetëm një sfidë, por ajo do të jetë një përballje shumë e fortë mes Besëlidhjes dhe Apolonisë, të dy skuadra të cilat duan të ecin sa më shumë në këtë turne.
Më pas, të hënën luhen 4 ndeshje nga Grupi A dhe 4 ndeshje nga Grupi B, kurse sfidat e mbetura do të luhen të mërkurën. Një prej tyre do të ketë një vëmendje të veçantë, pasi për herë të parë skuadra e Partizanit do të luajë në stadiumin e vet një ndeshje si pritëse.
KUPA E SHQIPËRISË
TURI I PARË
GRUPI A
26 shtator
Flamurtari-Vllaznia 15:00
Pogradeci-Bylis 15:00
Kastrioti-Vora 15:00 (në Fushë-Krujë)
Besa-Korabi 15:00 (aneksi në Kavajë)
28 shtator
Veleçiku-Tirana 15:00
Partizani-Oriku 15:00 (stadiumi “Partizani”)
Butrinti-Dinamo 15:00
Lushnja-Tërbuni 15:00
GRUPI B
25 shtator
Besëlidhja-Apolonia 15:00
26 shtator
Devolli-Laçi 15:00
Labëria-Kukësi 15:00
Luzi 2008-Teuta 15:00 (në Shijak)
Turbina-Erzeni 15:00
28 shtator
Shkumbini-Egnatia 15:00
Maliqi-Skënderbeu 15:00
Burreli-Tomori 15:00
* ndeshjet e kthimit do të luhen më 12 tetor.