SPORT, 28 Nëntor 2022, 21:57

Tronditet Juventusi, jep dorëheqjen i gjithë bordi drejtues, çfarë pritet të ndodhë me skuadrën italiane

Tronditet Juventusi, jep dorëheqjen i gjithë bordi drejtues,

Bordi i Drejtorëve të Juventusit, përfshirë edhe kryetarin Andrea Agnelli dha dorëheqjen.

Në këshillin e jashtëzakonshëm të klubit të Juventusit të mbajtur në Continassa, numri një i Juventusit dha dorëheqjen së bashku me zëvendësin e tij Pavel Nedved, drejtorin ekzekutiv Maurizio Arrivabene dhe anëtarët e tjerë të Bordit, raportojnë mediat italiane.