SPORT, 2 Prill 2024, 18:42

Trajneri i West Ham para derbit: Pres ndihmën e tifozëve, sonte ndeshje delikate ndaj Tottenham

Trajneri i West Ham para derbit: Pres ndihmën e tifozëve, sonte

Trajneri i West Ham, David Moyes e ka pranuar në konferencën për shtyp se sonte ndaj Tottenham skuadrën e pret një  ndeshje mjaft delikate.

“Është derbi i Londrës, kështu që le të shpresojmë që tifozët të na ndihmojnë shumë që të mund të fitojmë. Lojtarët tanë  të sulmit kanë bërë shumë mirë javët e fundit, kjo u vërtetua edhe kundër Newcastle në fundjavë. Mendoj se disa paraqitje individuale ishin të shkëlqyera si ato të Michail Antonio, Mohammed Kudus dhe Jarrod Bowen.

Tottenham? Ata kanë bërë shumë mirë këtë sezon dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë, kështu që ne e dimë se do të jetë një lojë e vështirë”.