SPORT, 29 Nëntor 2022, 16:35

Trajneri i Argjentinës “harron” rivalitetin: Polonia ka lojtarë të mirë, jam i lumtur për kualifikimin e Brazilit

Trajneri i Argjentinës “harron” rivalitetin: Polonia ka

Argjentina do të kërkojë me patjetër fitoren ndaj Polonisë. Në prag të takimit të Kupës së Botës, ka folur për mediat trajneri i argjentinasve, Lionel Skaloni.

“Ne përfunduam ndaj Meksikës duke mbrojtur me pesë. Nesër do të bëjmë të njëjtën mënyrë dhe pasi të shikojmë sesi do të shkojë do të marrim vendime. Polonia nuk ka vetëm lojtarë të fortë nga lart, ka futbollistë të mirë, të shpejtë, teknikë…ne do të vazhdojmë njësoj.

Rivaliteti me Brazilin- Unë jam amerikano-jugor dhe jam i lumtur që Brazili kaloi. Kushdo që mendon ndryshe e ka gabim. Nëse Argjentina nuk është atje, unë preferoj që një amerikano-jugor të fitojë”, tha Skaloni.