SPORT, 7 Dhjetor 2022, 14:55

Trajneri i Mançester Junaitid/ Erik ten Hag: Ronaldo, tashmë i përket së kaluarës

Trajneri i Mançester Junaitid/ Erik ten Hag: Ronaldo, tashmë i

Erik ten Hag në një intervistë që dha për kanalin zyrtar të Mançester Junaitid foli për largimin e Ronaldos.

Trajneri holandez deklaroi se që kur portugezi u largua nga skuadra është një gjë e së kaluarës dhe tani klubi po shikon vetëm përpara.

“Ai ka ikur dhe është e kaluara. Tani shikojmë përpara dhe shikojmë nga e ardhmja”, tha Erik ten Haag.

Zërat për marrëveshjen e Ronaldos me Al Nasr janë shtuar së fundmi, por ai i mohoi ato dje pas fitores kualifikuese të Portugalisë ( 6-1 ) ndaj Zvicrës.