SPORT, 3 Korrik 2025, 10:27

Tragjike/ Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë Diogo Jota dhe vëllai i tij! Sulmuesi i Liverpool u përfshi në aksident

Tragjike/ Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë Diogo Jota dhe

Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar portugez i Liverpoolit dhe vëllai i tij, Andre, vdiqën këtë mëngjes në një aksident në provincën e Zamorës në Spanjë, bën me dije Marca.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.

Vëllezërit vdiqën kur automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, duke marrë flakë. Sipas dëshmitarëve, makina u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën edhe në bimësinë aty pranë.