SPORT, 16 Tetor 2022, 22:57

Tonali gjen golin e parë të sezonit, Milani fiton mes drithërimave me Veronën

Tonali gjen golin e parë të sezonit, Milani fiton mes

Milani ka mundur të marrë një trepikësh të artë mbrëmjen e së dielës përballë Veronës (1-2), duke ndjekur të njëjtin ritëm me kryesuesit e Napolit dhe Atalantas.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën 9-të të takimit, pas një autogoli të Velosos.

Por 10 minuta më pas do të barazonte shifrat për vendasit Gunter (19').

Një gol i Sandro Tonalit (81') ndihmoi Milanin që të sigurojë fitoren në transfertë, në një ndeshje ku nuk kanë munguar drithërimat për skuadrën e Piolit.

Tonali gjen golin e parë të sezonit, Milani fiton mes