TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përveç humbjes, ndeshja kualifikuese për Botërorin e vitit 2026 ndaj Kolumbisë, nuk rezultoi “fatsjellëse” as për “yllin” e “galaktikëve” të Real Madrid, Vinicius Junior, i cili u dëmtua në kofshën e këmbës së majtë dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 27′ të sfidës.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave braiziliane pas vizitave të detajuar mjekësore nuk janë pozitive as për Kombëtaren dhe as për “Los Blancos”, me brazilianin që e ka mbyllur para kohe këtë vit kalendarik dhe do të mungojë rreth 2 muaj e gjysmë në fushat e blerta.
Kështu, “ylli” brazilian pritet të mungojë për plot tetë ndeshje ose edhe më shumë, duke lënë një “boshllëk” të madh në sulmin e “mbretërve” të Madridt. Vincius nuk do të jetë në gjendje të zhvillojë dy përballjet e mbetura të UEFA Champions League, ndaj Napoli e Union Berlin, si dhe ato të kampionatit ndaj Cadiz, Granada, Real Betis, Villarreal e Alaves.