TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real i Madridit arriti të siguronte titullin e 36-të të La Liga, katër xhiro para përfundimit të kampionatit.
Për Luka Modriçin, i cili bëri paraqitje të shkëlqyer në fitoren e sotme të Real Madridit ndaj Kadizit me rezultat 3-0. Ky është titulli i katërt i kampionatit spanjoll për kroatin. Ai ka fituar titujt në sezonet 2016/17, 2019/20 dhe 2021/22.
Modriç sot u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit që fiton La Liga, ku parakaloi legjendarin Ferenc Pushkash.
Kroati e arriti atë në moshën 38 vjeç e 238 ditë, ndërsa Pushkash mbante rekordin me 38 vjet e 233 ditë.
At 38 years and 238 days, Luka Modric becomes the oldest player to ever play a La Liga game for Real Madrid, beating Puskas' record that stood since 1965. pic.twitter.com/zhVTIJm5x0
— Madrid Zone (@theMadridZone) May 4, 2024
Me fitimin e kampionatit, kapiteni i kombëtares kroate sot hyri edhe një herë në librat e historisë së klubit mbretëror.
Modric së bashku me Naçon fituan trofeun e 25-të si lojtarë të Real Madridit, duke u bërë lojtarët me më së shumti trofe në historinë e klubit. Së bashku me Modriç dhe Naçon këtë rekord e mbajnë edhe Marçelo dhe Karim Benzema, që më nuk janë në klub.
The most trophies in Real Madrid history. pic.twitter.com/SbXAagPmMf
— Madrid Xtra (@MadridXtra) May 4, 2024