TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana është rikthyer sërish te fitorja duke mundur në transfertë Bylisin me rezultatin minimal, në javën e tetë të Superiores.
Ishte Hasani ai që vendosi fatet e këtij takimi me një gol të realizuar në minutën e 79-të, i cili me të majtën e tij, i jëp një hark topit, që përfundon në rrjetë.
Bylisi tentoi shumë herë, por që lojtarët ballshiot nuk arritën të shënonin.
Kështu Tirana shkon në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Bylisi qëndron me 11 pikë.
Laçi dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1 të ndeshjes të javës së 8 të Superiores.
Për Laçin realizoi Adeleke (53'), barazoi Marku (67') për shkodranët Marku.
Një barazim që nuk kënaq asnjë nga ekipet pasi kurbinasit nuk i largohen fundit, ndërsa shkodranët shohin t’u largohen edhe më shumë skuadrat që kanë më sipër në renditje, në luftën për kreun.
