SPORT, 17 Nëntor 2023, 18:05

Tifozët shqiptarë krijojnë atmosferë të zjarrtë, nuk mungojnë ngacmimet, “O moldave o hiç fare”

Tifozët shqiptarë krijojnë atmosferë të zjarrtë,

Shqipëria po përgatitet për festën e kualifikimit në Euro 2024, ku kuqezinjtë janë vetëm 1 pikë larg. Edhe pse luhet në Moldavinë e largët, tifozët shqiptarë nuk mungojnë.

Disa prej tyre ia kanë dalë të sigurojnë një biletë për të parë nga afër takimin, ndërsa disa të tjerë janë të pozicionuar në “Fan Zonë”, në Moldavi.

Atmosfera e krijuar nga shqiptarët duket e zjarrtë dhe entuziazmi i jashtëzakonshme. Përveç  thirrjeve të zakonshme “Forca Shqipëri”, “Xhamadani Vija –Vija”, nuk mungojnë as fjalët “O moldave, o hiç fare”.