SPORT, 25 Maj 2022, 12:06

Tifozët holandezë dhe italianë “shijojnë” Tiranën para ndeshjes, “ujku” simbol roman shfaqet te Liqeni Artificial

Tifozët holandezë dhe italianë “shijojnë”

Ditë pa makina në Tiranë! Kjo jo për shkak të udhëzimit të autoriteteve për të dielat, gjatë krizës energjetike që po kalon bota, por prej mësymjes së mijërave tifozëve italianë në holandezë në kryeqytetin shqiptar, ku pritet të luhet finalja e “Conference League” mes Romës dhe Feneyoord.

Tifozët i kanë shfrytëzuar këto ditë jo vetëm për ndeshjen, por edhe eksploruar Tiranën dhe plazhet shqiptare. Në fotot e publikuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, tifozët shihen në lokacione të ndryshme të qytetit. Në zonën e Liqenit Artificial, shihet një njeri i veshur si “ujk”, simbol i Romës ky. Edhe pse kapacitetet e “Air Albania” është mbi 20 mijë tifozë, në Tiranë kanë mbërritur disa mijëra më shumë.

Ata do të vendosen në hapësira të ndryshme, për të ndjekur ekipin e zemrës. Tifozët holandezë, do të kenë në dispozicion zonën te pedonalja. Tifozët shqiptarë do të vendosen në Sheshin Skënderbej, ndërsa romanët në Amfiteatrin e Liqenit Artificial.

Tifozët holandezë dhe italianë “shijojnë”

Tifozët holandezë dhe italianë “shijojnë”

Tifozët holandezë dhe italianë “shijojnë”

Tifozët holandezë dhe italianë “shijojnë”