TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thomas Strakosha do të kthehet të luajë përsëri në një stadium në Itali, aty ku shpërtheu në futbollin e rëndësishëm kur vishte fanellën e Lacios.
Portieri i Kombëtares shqiptare, ka zbarkuar sot përsëri në Itali, më saktësisht në Firence, ku nesër skuadra e tij, AEK i Athinës, do të përballet me Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës.
Përkrah tij në radhët e AEK-ut ai ka emra shumë të njohur të futbollit në Itali si ish-milanistin Luka Joviç, ish-interistin Zhoao Mario apo ish-juventinin Roberto Pereira. AEK-u është në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Fiorentina është në kuotën e 6 pikëve.