TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Porta do të kthehej në kryefjalë gjatë merktos së verës, aty ku dëmtimi i Manule Nojerit në sportin e rrezikshëm të skisë, do të detyronte drejtuesit e Bajernit të vështronin tregun me kujdes, me misionin e gjetjes së alternativës së denjë, pas zyrtarizmit se 36-vjeçari e kishte mbyllur sezonin nga ai lëndim i frikshëm, e përkthyer me thyerjen e këmbës.
Pikërisht kjo skenë do të shërbente si promotor në karrierën e Jan Zomerit, i cili nga një personazh i thjeshtë, do të rrëmbente vëmendje pas transferimit në Mynih.
Por çfarë ndodhi paraprakisht në përballjen Bajern Mynih-Borusia M’Gadbah?! Pikërisht gardiani helvet do të shënonte rekord pritjesh në “Allianz Arena”, i cili do të konkretizonte edhe nisjen e krizës për vendësit në muajin shtator.
Plot 19 ishte kuota e grushtimeve të goditjeve nga sulmuesit e bavarezëve. Sot të besuarit e Nagelsmanit do të duelojnë në transfertën e “Borussia Park” dhe misioni i fitores nuk mund të vihet në diskutim. Por prezenca e Zomerit si rival ndaj skuadrës që kaloi gati 9 vjet merret tepër me nota emocionale.
Në prag të përballjes në fjalë Jan nuk ka mundur të mos rrëfejë përjetime: “Ish-shokët e skuadrës janë tej mase të motivuar për të shënuar sa më shumë gola në kuadratin tim. Natyrisht që do të jetë ndjenjë e çuditshme të luash si kundërshtar ndaj një ekipi që ke kaluar thuajse gjithë karrierën, gati 9 vite. Të jem realist më mungon shumëçka nga ai stadium dhe ambient. Sigurisht tifozët kanë vendin e vet dhe nuk mund të anashkalohen. Shpresoj ta kaloj sa më bukur dhe me rezultat pozitiv”, pohonte mes buzëqeshjes portieri 34-vjeçar.
Drejtori sportiv i “Mëzave” është shprehur se ndaj Zomerit pritet një lamtumirë e ngrohtë nga tifozët dhe klubi përpara nisjes së takimit.
Duhet theksuar se ndarja mes helvetit dhe drejtuesve nuk ishte aq pozitive, marrë në konsideratë periudhën e vështirë ku u realizua ky operacion.