Duket se ende nuk ka dritë në fund të tunelit për Çelsin, me “Blutë” që morën humbjen e radhës në Premier Ligë, kësaj radhe kundër Totenhemit (2-0).
Sfida nisi me ritëm të ulët, ku të dyja rastet nuk prodhuan shumë, ndërsa në pjesën e dytë ishin Spërsat që gjetën avantazhin me Skip që në minutën e 46’. Skuadra e Graham Poter provoi të reagonte, por pa sukses, me Totenhemin që më pas gjeti dhe golin e dytë me Herri Kejn në minutën 82’.
Kështu Totenhemi vazhdon të qëndrojë në vendin e 4-t me 45 pikë, ndërsa Çelsi thellon krizën e rezultateve duke qëndruar në vendin e 10 me 31 pikë.