TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sipas gazetarit David McDonnell, Erik ten Hag është gati të largojë Kristiano Ronaldon nga Mançester Junaitid në janar nëse merr oferta.
“Edhe pse Ten Hag pretendon se dëshiron që Kristiano Ronaldo të qëndrojë te United deri në fund të sezonit. Ekziston një gatishmëri për ta lënë atë të largohet në janar nëse gjendet një klub për të. Ten Hag dëshiron të shohë pendimin e vërtetë të Kristiano Ronaldos për sjelljen e tij përpara se ta lejojë atë të rifillojë stërvitjen me ekipin e parë”, shkruan gazetari.
Nën drejtimin e holandezit Ronaldo po kalon periudha të vështira. Portugezi ishte i pakënaqur nga lënia në stol për ndeshjen kundër Totenhemit, sa nuk pranoi të hynte si zëvendësues dhe u largua para kohe nga stadiumi.
Sulmuesi u dërgua në stërvitje me ekipin e të rinjve dhe u përjashtua nga skuadra për ndeshjen ndaj Çelsit. Nuk është ende e qartë nëse ai do të jetë në ndeshjen e Europa League kundër Sherifit të enjten.