TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Stefano Takoni është një nga emrat më të shquar të historisë së futbollit italian. Ai ka statusin e ikonës te Juventusi, ku ka veshur mbi 200 herë fanellën bardhezi në vitet ’80 dhe fillimin e viteve ’90. Dhe sipas tij, caktimi i Tudor si trajner, kthen disi linjën e vjetër të klubit.
“E ka nisur mirë, kam parë më shumë karakter dhe personalitet, bëjnë presing të mirë. E kanë marrë leksionin nga vitet e mëparshme. Tudor është një personazh për Juventusin, e njeh ambientin dhe mund të japë shumë.
“Vlahoviç? Presim atë të vërtetin për të thënë nëse është një “blerje” e mirë. Kur mbërriti te Juventusi e nisi mirë, pastaj u bllokua si karakter e personazh. Roli i Juves? Të gjithë duan të mbërrijnë mes katër të parave, por ndoshta janë pak si shumë skuadra të tilla. Në kohën time? Nëse mbërrijë në vend të katërt merrje gjobë”, tha duke qeshur portieri.
Ai më pas u ndal edhe te tema e caktimit të Rino Gatuzos si trajner i Italisë. “M në fund dikush që ka b*le. Lojtarët e kanë frikë. Dhe që tani ky është një sinjal i mirë”, tha Takoni.