SPORT, 9 Nëntor 2022, 11:37

Supersfida në Kupë ndaj Sitit, Armando Broja shans për të qenë titullar me Çelsin

Supersfida në Kupë ndaj Sitit, Armando Broja shans për të

Armando Broja do të ketë një shans më të mirë për të luajtur si titullar sot në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Mançester Sitit.

Trajneri Graham Poter do të bëjë rrotacion për duelin e 1/16-ave në “Etihad”, ndërsa tha në konferencë se Zhorzhinjo është në dyshim.

Ai ka thërritur sot në skuadër edhe dy talente të reja të akademisë, Omarin Haçinson dhe Ljuis Holl.

“Zhorzhinjo ka një problem të lehtë në këmbë, kështu që është në dyshim. Përveç kësaj, kemi pak a shumë të njëjtin grup”, tha tekniku anglez.

Blutë vijnë pas dy humbjeve radhazi në Premier Ligë, por Poter i ka identifikuar arsyet e problemeve.

“Do t’u gënjeja po të thosha se nuk e prisja këtë situatë në një pikë. Kemi pasur 6 javë në të cilat kemi luajtur 13 ndeshje. Na janë dëmtuar lojtarë kyç.

Ky është një proces dhe unë jam treguar mjaftueshëm i sinqertë dhe kam thënë se duhet të përmirësohemi”.

Supersfida në Kupë ndaj Sitit, Armando Broja shans për të