SPORT, 14 Qershor 2026, 18:40

Strategjia e Ferrarit funksionon, Hamilton arrin fitoren e parë me “kokëkuqen” në Formula 1, Antonelli "digjet" në fund

Strategjia e Ferrarit funksionon, Hamilton arrin fitoren e parë me

Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Barcelonës. Piloti britanik ka arritur fitoren e parë me Ferrarin që kur ai u bë pjesë e ekipit italian një vit e gjysmë më parë.

Strategjia e “kokëkuqes” dhe 7-herë kampionit të Botës funksionoi në mënyrë perfekte, duke lënë pas bashkëkombësin e Mercedes, George Russell.

Një vëmendje të madhe e mori kryesuesi i kampionatit, Kimi Antonelli, i cili pasi parakaloi Russell, makina e tij e la në baltë, duke mbetur pa pikë nga kjo garë.

Në podium u ngjit Lando Norris, ndërsa pas tij erdhën Verstappen, Piastri dhe Hadjar.

Ndërkohë, Charles Leclerc u detyrua të braktiste gjithashtu garën për shkak të disa problemeve me makinën e tij.

Kështu, Antonelli vijon të jetë në vendin e parë të renditjes me 156 pikë, ndërsa ndiqet nga Hamilton me 115. Vendi i tretë mbahet nga George Russell me 106 pikë.

Gara e radhës do të jetë ajo e Austrisë pas dy javësh.