TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Napoli ka dhënë një sinjal shumë të rëndësishëm për luftën për titull në këtë edicion pasi ka mundur me shifrat 2-1 në “San Siro” Milanin, kampion të Serisë A në fuqi, duke iu bashkuar Atalantës në kryesim.
Kuqezinjtë kanë qenë më të rrezikshëm në pjesën e parë duke shkuar shumë afër golit me Giroud në minutën e 13-të, por një pritje e madhe e Meret dhe traversa i kanë mohuar golin. Sfida është zhbllokuar në minutën e 55-të pas një penalltie të fituar nga Kvaratskhelia dhe të transformuar në gol nga Politano.
Kundërpërgjigjja e Djallit ka ardhur pas 14 minutash, me Oliver Giroud që ka finalizuar në mënyrën e duhur një aksion të bukur të skuadrës. 12 minuta para fundit ka ardhur edhe episodi që ka vendosur takimin. Simeone ka marrë një krosim të bukur nga Mario Rui dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur me kokë, ndaj së cilës Maigna nuk mund të bënte asgjë.