TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht se kishte siguruar kualifikimin në Euro 2024, Spanja bën detyrën në transfertë. Ekipi i de la Fuente triumfoi 1-3 ndaj Cyprus, në Alphamega Stadium (Kolossi). Iberikët mbyllën llogaritë që në pjesnë e parë me Yamal, Oyarzabal dhe Joselu. Në pjesën e dytë, goli i Pileas për vendasit shërbeu vetëm për statistikë. Spanja kryeson me 18 pikë, ndërsa Cyprus ka 0 pikë.
Po në grupin A, barazim spektakolar mes Georgia dhe Scotland, me shifrat 2-2. Te gjeorgjianët shkëlqeu me dopietë Kvara, ndërsa skocezët “tundën rrjetën” me lojtarin e Manchester United, McTominay dhe Shankland.
Kujtojmë që Scotland është e kualifikuar, ka 16 pikë dhe ka zhvilluar një fushatë eliminatoresh mjaft pozitive. Në grupin F, në një ndeshje argëtimi pasi të dyja skuadrat janë jashtë gare, Azerbaijan-i drejtuar nga De Biasi ka mundur pastër 3-0 Sweden.