SPORT, 23 Nëntor 2022, 19:08

Spanja e frikshme në Katar, shkatërron me 7 gola Kosta Rikën

Spanja e frikshme në Katar, shkatërron me 7 gola Kosta Rikën

Iberikët kanë mposhtur 7-0 Kosta Rikën në ndeshjen e parë të Grupit E duke e kthyer ndeshjen në stërvtije. Sa i përket ndeshjes pjesa e parë u m byll me sifrat 3-0 me golat Olmo21′, Asensio 21′, Torres 31′.

Edhe e dyta nisi njësoj si e para me një Spanjë që dominoi lojën.

Torres 54′, Gavi 74′ , Soler 90′, Morata 90+2 realizuan duke vulosur kështu sfidën dhe trembur Gjermaninë me të cilën do të  përballet të dielën.

Kronika

Ndeshja nisi shumë mirë për ‘Furinë e Kuq’ që arriti të krijojë disa raste që në minutat e para, ku Dani Olmo dhe Marcos Asensio rrezikuan.

Ndeshjen e hapi Olmo që shënoi në minutën e 11-të për 1-0, duke e mposhtur Keylor Navasin.

Pas dhjetë minutash lojë ishte radha e Marcos Asensios, që shënoi për 2-0 pas asistimit të Jordi Alba.

Në minutën e 30-të, Spanja fitoi penallti, ku Ferran Torres ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Spanja sërish shënoi me Torres për 4-0, duke e treguar superioritetin ndaj kundërshtarit.

Alvaro Morata që u fut në lojë në pjesën e dytë, asistoi te Gavi që shënoi për 5-0.

Në minutën e 90-të ishte radha e Carlos Soler për të shënuar për 6-0.

Krejt në fund shënoi edhe Alvaro Morata për 7-0, duke bërë me dije që Spanja do të jetë arrë e fortë për të gjithë kandidatët e tjerë për trofeun e Kupës së Botës.

Spanja dhe Japonia kanë nga tri pikë, ndërsa Gjermania dhe Kosta Rika janë pa pikë.