SPORT, 17 Nëntor 2022, 19:34

Spanja bind në miqësoren përpara Botërorit, talentet e Barçës i japin fitoren skuadrës së Enrikes kundër Jordanisë

Spanja bind në miqësoren përpara Botërorit, talentet e

Spanja ka arritur të triumfojë në miqësoren përpara fillimit të Botërorit kundër Jordanisë me rezultatin 1-3.

Serinë e golave e hapi Ansu Fati, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 13’. Më pas, në pjesën e dytë ishte Gavi ai i cili shënoi golin e dytë.

Llogaritë i mbylli Niko Uilliams në minutën e 84’, teksa në minutat e fundit, Jordania gjeti golin e nderit.

Kështu Spanja shkon gati në Botëror, ku do të ndeshet në sfidën e parë me Kosta Rikën, teksa më pas do të luajë dhe me Gjermaninë e Japoninë në grupin E.