SPORT, 30 Nëntor 2022, 09:39

Sot është radha e Francës dhe Argjentinës për të zbritur në fushë, ja 4 duelet interesante

Sot është radha e Francës dhe Argjentinës për të

Edhe dita e sotme do të rezervojë katër duele interesante që do të jenë të fundit për grupet D dhe E, ku do të mësohen edhe 3 skuadrat e tjera që do të vijojnë më tej, teksa Franca siguroi kualifikimin me 2 fitoret në 2 duelet e para.

Në orën 16:00, do të luhen dy duelet e grupit D mes Australisë dhe Danimarkës si dhe Tunizi-Francë.

Danezët do të tentojnë gjithçka për gjithçka ndaj Australisë, që është disi më komode me 3 pikët e marra në 2 ndeshje.

Për sa i përket Tunizisë, do t’i duhej një çmenduri për të synuar kualifikimin, në duelin ndaj Francës.

Mbrëmja do të kulmojë me 2 sfida vërtetë interesante.

Në orën 20:00, Polonia do të përballet me Argjentinën, ndërsa Arabia Saudite luan kundër Meksikës.

Gjithçka është e hapur në këtë grup, teksa mbetet të zbulohen me mjaft kuriozitet se cila do të jenë 2 skuadrat e kualifikuara për më tej.