SPORT, 6 Prill 2024, 10:22

Sot do të luhet derbi i Romës, Lukaku dhe Imobile duan të ndryshojnë fatet e sezonit

Sot do të luhet derbi i Romës, Lukaku dhe Imobile duan të

Të shënosh një gol në derbi mund të ndryshojë fytyrën e një sezoni të tërë. E dinë mjaft mirë këtë gjë Romelu Lukaku dhe Çiro Imobile.

VIT I VËSHTIRË- Për të dy ka qenë një sezon aspak i lehtë dhe këtë e konfirmojnë shifrat për të dy lojtarët. Pas një nisjeje fantastike, “Big Rom” e ka ndalur në mënyrë të frikshme hapin. Arriti të shënonte 5 gola nga java e tretë (kur erdhi te Roma) dhe deri në javën e nëntë. Në të dhjetën u përball me Interin kur u shurdhua nga vërshëllimat e shumta të ish-tifozërisë së tij. Nga ajo ditë ka shënuar 5 gola të tjerë, por në 21 javë të luajtura, madje në 9 të fundit ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm 1 herë.

Në fushën e lojës me De Rosin e sheh veten shpeshherë me shpinë nga porta kundërshtare dhe e ka të vështirë të ndërtojë aksione të rrezikshme. Për shembull me Leçen e goditi portën vetëm 1 herë. Sigurisht që edhe me Murinjon nuk shërbehej aq sa duhej nga shokët e skuadrës, por nisi të humbte edhe raste flagrante. Lukaku është në kërkim të golit të 300-të me klube. Në kampionat ka realizuar 10 herë, por është shumë larg shifrave me Interin.

ÇIRO NË THATËSIRË- E njëjta është situata edhe me homologun lacial, Çiro Imobile, tashmë një flamur i Lacios. Gjithmonë në qendër të kritikave nga tifozët. Në 2 muajt e fundit ka realizuar vetëm 2 gola, një ndaj Atalantës (ndeshja u humb) dhe një në fitoren kundër Kaljarit. Pastaj asgjë më shumë. Pavarësisht se ka qenë thuajse gjithmonë titullar, në Serinë A ka realizuar vetëm 6 gola. Shifër katastrofë për një që në vitet e fundit ka realizuar 23, 29, 15, 46, 20, 27 dhe 12. Tensioni është i lartë, por ai di se si i shënohet Romës. Është koha për t’u ringritur sepse në të kundërt divorci në fundin e sezonit është i sigurt.