SPORT, 13 Maj 2024, 09:40

Sokol Cikalleshi renditet i pari, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Sokol Cikalleshi renditet i pari, njihuni me legjionarët më të

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi pasi shënoi golin e tij të 12-të këtë sezon në Turqi. https://www.sofascore.com/player/sokol-cikalleshi/81138

Kleis Bozhanaj është pozicionuar në vendin e dytë me notën 7.5. Sulmuesi shqiptar shënoi një tjetër gol me fanellën e Modenës në Seria B. Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi renditet në vendin e 3-të pas një performance të mirë kundër Luzern.

Enea Mihaj është vlerësuar me notën 7.3 për performancën e tij në fitoren e Famalikaos në transfertën me Çavez. Top 5-shja mbyllet me Jon Mersinaj.

Sokol Cikalleshi renditet i pari, njihuni me legjionarët më të