SPORT, 31 Janar 2023, 16:37

Skënderbeu bëhet i “frikshëm”, afron një mesfushor dhe një sulmues

Skënderbeu bëhet i “frikshëm”, afron një

Skënderbeu ka goditur sërish në merkato, duke afruar në klub dy futbollistët Savior Goduin dhe Moses Xhunior.

Goduin luan si mesfushor qendre ndërsa Moses si sulmues i majtë teksa njihet për shpejtësinë e tij. Bëjmë me dije se dy nigerianët kanë nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me korçarët.

Blerjet e bëra në këtë janar si Idrizaj, Hyseni, Moraes etj do të jenë nën urdhërat e trajnerit Gvozdenovic për të ndihmuar ekipin në objektivin e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.