SPORT, 5 Qershor 2026, 22:25

Skena të jashtëzakonshme, tifozët ndezin kryeqytetin për fitimin e titullit kampion

Skena të jashtëzakonshme, tifozët ndezin kryeqytetin për

MC Alger festoi titullin kampion sot në Algjeri. Fitorja 2 me 0 ndaj ASO Chlef mbylli javën e 30-të dhe të fundit të kampionatit.

Festa ishte e jashtëzakonshme në Algjer, që është edhe kryeqyteti i Algjerisë. Mijëra flakadanë dhe fishekjzarre u ndezën, ndërsa pamjet u bënë virale.

Ky ishte titulli i dhjetë kampion në historinë e MC Alger. Dhe pse titulli kampion u sigurua më 8 maj, festa e vërtetë u ruajt për ditën e sotme ku dhe u mor trofeu.